Informim

Informojmë të gjithë antarët e Shoqatës Cërvica dhe bashkëatdhetarët se ndihmat që mblodhëm për në Hasanbeg të Shkupit janë shpërndarë në familjet shqiptare më të prekura nga vërshimet.
Ndihmat i shpërndau ish Kryetari dhe aktivisti i pandërprerë i Shoqatës, z. Qani Xhambazi, nën shoqërimin e Betim Klosit dhe Neshat Spahiut.

Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Humanitare Cërvica

Lexo më shumë
Humanizmi në vepër!

Rreth Nesh

Kush jemi ne?

Shoqata Humanitare Cërvica u themelua më 27.06.1999 në Root të Luzernit, Zvicër. Eshtë shoqatë e pavarur, jopartiake, jofetare dhe jo qeveritare e qytetarve që jetojnë në territorin e Konfederatës Zviceriane e që janë me origjinë nga Cërvica e Republikës së Maqedonisë. E drejta juridike e Shoqatës është e bazuar dhe është në përputhje me ligjet e shtetit Zviceran duke respektuar të drejtat dhe obligimet që dalin nga Neni 60ff i ZGB.

Qëllimet dhe detyrat

  • Të ndihmoj integrimin e antarëve të shoqatës në shoqërinë Zvicerane përmes aktiviteteve kulturore, sportive, humanitare, arsimore etj. në përputhje me Statutin e Shoqatës.
  • Ndërtimin dhe përparimin e lidhjeve miqësore ndërmjet bashkëfshatarëve, pastaj ndërmjet antarëve të Shoqatës dhe qytetarve zvicran, pa marr parasysh përkatësinë e tyre nacionale apo fetare.
  • Përkujdesje dhe afirmimin e gjuhës shqipe dhe vlerave kombëtare.
  • Kordinimi i aktiviteteve dhe bashkëpunimi me shoqatat tjera në Zvicër dhe jasht saj, që kanë qëllime të njëjta dhe janë në përputhje me Statutin e Shoqatës.
  • Bashkëpunim me organizatat qeveritare dhe joqeveritare si dhe me institucionet shtetërore në Zvicër, Maqedoni dhe në gjithë botën me qëllim të promovimit të tolerancës ndëretnike, të bashkëpunimit dhe realizimit të aktiviteteve humanitare, kulturore dhe sportive.
  • Ndihmon familjet në varfëri të skajshme si dhe personat me aftësi të kufizuara në Cërvicë dhe më gjërë.
  • Ndihmon projektet që realizohen në fshatin Cërvicë (fshati i origjinës) me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës në fshat dhe rrethinë.

Anëtar aktiv mund të bëhen të gjithë ata persona që janë me origjinë nga Cërvica, ndërsa anëtar pasiv janë të tjerët që paguajn antarësinë dhe mbështesin qëllimet e shoqatës.


Shkarko Statutin e Shoqatës
Kryesia e Shoqatës Humanitare Cërvica

Galeria

Të gjitha
Manifestimi 2016
Turnire Futbolli

Aktivitetet e kaluara

Viti

2016

1 aktivitet kryesor
Shih detajet

Detajet

  • Maj Manifestimi Jubilar "Cërvica e bashkuar - 2016"

Viti

2015

5 aktivitete kryesore
Shih detajet

Detajet

  • Maj Ekskurzion me Grupin e Fëmijëve
  • Maj Manifestimi ‘Cërvica e bashkuar’ - 2015
  • Qershor Ndihmë humanitare për ndërtimin e rrugës në Qafë
  • Qershor Paraqitja e dy ekipeve në Turnirin e futbollit, SHKKZ
  • Korrik Ndihma për personat me aftësi të kufizuara në fshat
  • Korrik Ndihma për Lagjen e Trimave në Kumanovë
  • Shtator Ndihmë për Kryesinë e re të Bashkësisë Lokale, Cërvicë

Viti

2014

4 aktivitete kryesore
Shih detajet

Detajet

  • Maj Manifestimi ‘Cërvica e bashkuar’ - 2014
  • Korrik Ndihma për personat me aftësi të kufizuara në fshat
  • Korrik Sponzorimi i botimit të Librit «Cërvica» nga Bajram Çeliku
  • Tetor Ndihmë për transferin e fëmijëve në shkollë / Cërvicë
  • Tetor Ndërtimi i garazhës te Xhamia e fshatit

Viti

2013

9 aktivitete kryesore
Shih detajet

Detajet

  • Prill Ndihmë humanitare për Bajram Ballazhin
  • Maj Pastrimi i bazenit dhe shahtave të ujit
  • Maj Përgatitja e veshjeve kombëtare për Grupin e Fëmijëve
  • Qershor Manifestimi ‘Cërvica e bashkuar’ - 2013
  • Korrik Ndihma për personat me aftësi të kufizuara në fshat
  • Shtator Ndihmë humanitare për Imer Ballazhin
  • Tetor Ndihmë për djalin e Xhevat Vrangallës
  • Tetor Ndërtimi i Logos në fshat
  • Nëntor Përgatitja e pllakës së dëshmorëve dhe Shtiza e Flamurit

Viti

2012

7 aktivitete kryesore
Shih detajet

Detajet

  • Maj Manifestimi ‘Cërvica e bashkuar’ - 2012
  • Maj Grill-Fest
  • Qershor Ndihmë humanitare për Hetem Sadikun
  • Korrik Ndihmë për ndërtimin e Urës te Bara
  • Korrik Ndihma për personat me aftësi të kufizuara në fshat
  • Nëntor Shpenzimet për 100 Vjetorin e Pavarësisë në fshat
  • Dhjetor Ndihmë për ekipin ‘Bashkimi’ në turneun e organizuar në Kërçovë

FAQ

Pyetjet më së shumti të parashtruara

Si të bëhem anëtar i Shoqatës?

Anëtar aktiv mund të bëhen të gjithë ata persona që janë me origjinë nga Cërvica, ndërsa anëtar pasiv janë të tjerët që paguajn antarësinë dhe mbështesin qëllimet e shoqatës.

Kam pyetje në lidhje me aktivitet e Shoqatës. Ku mund të drejtohem?

Për çdo pyetje, drejtoheni në Email-in info@cervica.ch

Të dhënat e pagesës së Antarësisë / Sponzorimit

UBS Switzerland AG
CH-8098 Zürich
Zugunsten von:
CH37 0029 1291 8214 5601L
Humanitärer Verein
Luzernerstrasse 11
6030 Ebikon
Konto 80-2-2

Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në Email-in e mëposhtëm!

Sponzorët

Të rejat më të fundit

Gusht 2016

Informim

Informojmë të gjithë antarët e Shoqatës Cërvica dhe bashkëatdhetarët se ndihmat që mblodhëm për në Hasanbeg të Shkupit janë shpërndarë në familjet shqiptare më të prekura nga vërshimet.
Ndihmat i shpërndau ish Kryetari dhe aktivisti i pandërprerë i Shoqatës, z. Qani Xhambazi, nën shoqërimin e Betim Klosit dhe Neshat Spahiut.

Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Humanitare Cërvica ... ... ...

Informim

Informojmë të gjithë antarët e Shoqatës Cërvica dhe bashkëatdhetarët se ndihmat që mblodhëm për në Hasanbeg të Shkupit janë shpërndarë në familjet shqiptare më të prekura nga vërshimet.
Ndihmat i shpërndau ish Kryetari dhe aktivisti i pandërprerë i Shoqatës, z. Qani Xhambazi, nën shoqërimin e Betim Klosit dhe Neshat Spahiut.

Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Humanitare Cërvica

... ... ... ...


Lista e votuesve

Lista e personave të fshatit Cërvicë që duhet të regjistrohen në listën zgjedhore të KSHZ. ... ...

Lista e votuesve

Lista e personave të fshatit Cërvicë që duhet të regjistrohen në listën zgjedhore të KSHZ.

... ...


...

U mbajt Manifestimi i 10-të jubilar i Shoqatës Humanitare Cërvica me seli në Zvicër

Cyrih, me 15 Maj 2016 Në organizim të Shoqatës Humanitare Cërvica me seli në Zvicër, në Cyrih u mbajt Manifestimi i 10-të Jubilar “Cërvica e bashkuar 2016”, transmeton Radio Vala. Në Manifestimin e sivjetmë morën pjesë qindra cërvicas që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, që për dallim nga vitet e kaluara numri i pjesëmarrësve ashtu siç edhe vetë organizatorët thanë ishte shumë më i madh. Me Program Artistik, me këngë të kënduara nga Duli, Leonida Marjakaj dhe këngëtar tjerë, me valle e humor të përgatitur nga anëtarët e Sh.H “Cërvica” dhe Grupi Shkëndija Cërvicë, u shoqërua programi i manifestimit disa orësh të mbajtur në Restorantin “Villa Miami”, në Glattbrugg të Cyihut. Krahas shumë cërvicasve dhe mysafirëve tjerë, të pranishëm në këtë Manifestim ishin edhe Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, kryetari i Shoqatës Kulturore “Kërçova” në Zvicër, Gafur Sherbeti, kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Cërvicë, Adil Xhambazi. “Ky manifestim ka si qëllim bashkimin, përafrimin si dhe nxitjen e aktiviteteve të përbashkëta të bashkëvendësve këtu në Zvicër. Ishte një ide brilante e paraardhësve tanë që vendosën ta mbajnë takimin e parë të Cërvicasve, në Maj të vitit 2007.

U mbajt Manifestimi i 10-të jubilar i Shoqatës Humanitare Cërvica me seli në Zvicër

Cyrih, me 15 Maj 2016 Në organizim të Shoqatës Humanitare Cërvica me seli në Zvicër, në Cyrih u mbajt Manifestimi i 10-të Jubilar “Cërvica e bashkuar 2016”, transmeton Radio Vala. Në Manifestimin e sivjetmë morën pjesë qindra cërvicas që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, që për dallim nga vitet e kaluara numri i pjesëmarrësve ashtu siç edhe vetë organizatorët thanë ishte shumë më i madh.

...

Me Program Artistik, me këngë të kënduara nga Duli, Leonida Marjakaj dhe këngëtar tjerë, me valle e humor të përgatitur nga anëtarët e Sh.H “Cërvica” dhe Grupi Shkëndija Cërvicë, u shoqërua programi i manifestimit disa orësh të mbajtur në Restorantin “Villa Miami”, në Glattbrugg të Cyihut. Krahas shumë cërvicasve dhe mysafirëve tjerë, të pranishëm në këtë Manifestim ishin edhe Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, kryetari i Shoqatës Kulturore “Kërçova” në Zvicër, Gafur Sherbeti, kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Cërvicë, Adil Xhambazi. “Ky manifestim ka si qëllim bashkimin, përafrimin si dhe nxitjen e aktiviteteve të përbashkëta të bashkëvendësve këtu në Zvicër. Ishte një ide brilante e paraardhësve tanë që vendosën ta mbajnë takimin e parë të Cërvicasve, në Maj të vitit 2007. Duke e parë vlerën si dhe frytet e këtij takimi, për çdo vit radhazi vazhdoi të krijohet e mbajtjes së këtij manifestimi. Për këtë vlerë që na u trashëgua, do doja në këtë rast të falënderoj nga zemra aktivistët e palodhshëm të shoqatës Cërvica, që për çdo njëri tashmë janë të njohur. Gjithashtu falënderoj të gjithë sponsorët e manifestimit që me vite radhazi nuk mungon përkrahja financiare për ta realizuar një manifestim të tillë”, deklaroi kryetari i Shoqatës Humanitare “Cërvica”, Bukurim Xhaferi. Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari tha se llogaridhënia para banorëve të Cërvicës do të vazhdoj të jetë pjesë e punës dhe aktivitetit të tij. “Me këtë rast, do të filloj të uroj që nga themeluesit e shoqatës Cërvica, pra të parët e asaj shoqate dhe deri në momentin që tanimë festoni 10 vjetorin jubilar të shoqatës, anëtarët e rinj dhe kryetarin e saj Bukurim Xhaferi, për punën e mrekullueshme dhjetëvjeçare që e keni bërë për të gjitha aktivitetet tuaja, si për vendlindjen Cërvicën, poashtu për Kërçovën por edhe më gjerë. Jo rastësisht në një paraqitjen time diku në Kërçovë, apo në Cërvicë e kam thënë kështu: Sikur të ishte Kërçova një shtet i vogël, kryeqyteti i saj do të ishte Cërvica. Këtë e dëshmoni vazhdimisht, do ta them gjithmonë në vazhdimësi me që jeni shembulli më i mirë i humanitetit, i patriotizmit, i sakrificës dhe i çdo të mire që i bëhet jo vetëm komunitetit, jo vetëm Cërvicës por edhe mbarë shqiptarisë. Do ta marrim si shembull gjithmonë punën tuaj, organizimin tuaj dhe humanitetin tuaj. Do mundohesha të jem siç jam përpjekur edhe brenda këtyre tre viteve, të jem pjesë zhvillimit të vendit, jo vetëm të Kërçovës, por edhe Cërvicës, siç tani në mesin tuaj jam jo vetëm për tu çmallë, por edhe natyrisht mbi të gjitha për të dhënë llogari para Jush ashtu siç i ka hije një politikani, apo një të zgjedhuri të popullit. Pra, llogaria dhënia para Jush do të jetë pjesë e punës time në vazhdimësi. Tani do të jeni edhe Ju dëshmitar bashkë me Bashkësinë Lokale atje, por me Bashkësinë Lokale në veçanti tuajën këtu në Zvicër, me Shoqatën, ne Cërvicën dita ditës po e zbukurojmë më shumë, ashtu siç përmenden parafolësit që ti ngjaj sadopak vendin ku jetoni Ju këtu. Edhe njëherë duke Ju dëshiruar punë të mbarë shoqatës, Juve, familjeve tuaja, Ju falënderoj duke Ju premtuar se do të vazhdoj të jem prezent në çdo vend dhe aty ku ka nevojë çdo shqiptar, e në veçanti njerëzit më të dashur, më besnik për mua dhe njerëzit që dua tu jap më shumë llogari për mua Cërvica, siç e kam thënë gjysma e pjesës sime dhe do vazhdoj të përpiqem jem gjysma e pjesës suaj”, tha në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. “Ne si Bashkësi Lokale e fshatit Cërvicë, Ju falënderojmë juve gurbetçarëve që keni qenë mbështetës gjithmonë për ne, për fshatin tuaj dhe për vendlindjen tonë të përbashkët. Me Shoqatën Humanitare Cërvica kemi bashkëpunim të frytshëm, në Cërvicën tonë të përbashkët kemi realizuar disa projekte dhe vazhdojmë të realizojmë edhe projekte tjera që ta bëjmë Cërvicën moderne që kur Ju të vini atje tu duket sikur jeni këtu”, theksoi kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Cërvicë, Adil Xhamazi. Para të pranishmëve foli edhe kryetari i Shoqatës Kulturore “Kërçova”, në Zvicër, Gafur Sherbeti. “Ju e dini se sfidat e njeriut, sidomos të neve kërçovarëve po ndryshojnë dita në ditë dhe ne duhet ato sfida ti ndjekim. Duke e ditur se prej kujt vendi vijmë dhe si ti ndjekim ato sfida, ne si shoqatë e porsazgjedhur, jemi të vendosur të punojmë në bashkimin e shqiptarëve në Zvicër dhe të gjitha shoqatave tjera. Ne, në këtë drejtim kemi instaluar shumë aktivitete të cilat tashmë janë tradicionale, siç e dini Manifestimi i Nëntorit dhe Turniri i futbollit. Ne si shoqatë e porsazgjedhur kemi filluar edhe me një aktivitet të ri, ajo është simpoziumi i mjekësve kërçovar i cili para një jave filloi punimin e vet dhe në bazë të rekomandimeve dhe sugjerimeve tona është shumë i suksesshëm dhe në këtë drejtim do vazhdojmë me punën tonë”, tha kryetari i Sh.H “Kërçova”, Gafur Sherbeti. Gjithashtu mori pjesë edhe shkrimtari me prejardhje nga Cërvica, Kalosh Çeliku, i cili për shoqatën ndau 5 libra të tij. Drejtuesit e Shoqatës Humanitare “Cërvica”, në Zvicër, për themeluesit e shoqatës, për të diplomuarit e fundit nga ky fshat, për mbështetësit dhe për mbi 50 sponsor ndanë dhurata simbolike. Janë ndarë edhe tre dhurata për fituesit e lojës shpërblyese. Këtë manifestim nga afër e ndoqi edhe gazetari i Radio Valës, i cili falënderon për mikpritjen organizatorët dhe në veçanti udhëheqësin e Shoqatës Humanitare “Cërvica”, në Zvicër.
Marrë nga: K.Selimi /Radio Vala

...

Historik dhe reportazh

Kjo e diel (Ebikon, 17.05.15), ishte e paraparë për manifestim kulturor e humanitar, i nënti me radhë i organizuar nga Sh.H. "Cërvica”, aktiviteti i së cilës daton nga fund-vitet e tetëdhjeta kurse u themelua dhe u regjistrua oficialisht pranë organeve kompetente zvicerane, më vitin 1999 në Root, Luzern (CH) me kryetar Qani Xhambazi, nënkryetar Islam Spahiu; Selim Ballazhi sekretar, Bejtulla Tika arkëtar dhe njëmbëdhjetë anëtarë të kryesisë. Është kjo shoqata e parë humanitare shqiptare në mërgatën me prejardhje nga trojet e Kërçovës me rrethinë e sipas disa të dhënave që kam mundur t’i konsultoj, rezulton të jetë e para (ose së paku ndër të parat) në diasporën tonë.

...

Përshëndetje dhe faleminderim

O JU bashkefshataret e mi u pershendes, ju faleminderoj per respektin dhe perpjekjet e juaja qe bete per pritjen, qendrimin, pjesemarrjen ne programin tani me tradicional "Cervica e Bashkuar", cmimin me te cilin me nderuat si dhe percjelljen nga ju qe me bete per ne Cervice e gjithe ajo vetem mundet te perjetohet ne vendengjarje se me fjale nuk mundem ta pershkruaj, Allahu ua shperblefte me te mirat e Tij te pafund.

Na kontaktoni

Ju faleminderit, emaili juaj u dërgua.